Një elektricist ka rrezikuar jetën sot në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Paskuqan, ku 55-vjeçari me inicialet K.G, ka qenë duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë. Gjatë punës atë e ka zënë korrenti dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën ‘Fehmi Agani’, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektricisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije policia.