Reperi i njohur më parë si Kanye West tani do të njihet zyrtarisht thjesht si Ye. Sikurse shkruan BBC, reperi amerikan e ka ndryshuar emrin ligjërisht, pasi gjykata në Los Angelos e miratoi kërkesën e tij pët këtë.
Artisti 44-vjeçar i cili e paraqiti kërkesën për ndryshimin e emrit në gusht, shprehej se dëshironte ta bënte këtë për “arsye personale”.
Në fakt, Kanye e kishte përdorur “Ye” si nofkë dhe në vitin 2018, kur e përdori atë si titull albumi.
Menjëherë pas publikimit të albumit, ai shkruante në Twitter: “Qenia e njohur zyrtarisht si Kanye West. Unë jam YE”.
Tani ai e bëri këtë zyrtare dhe emri i tij i mëparshëm Kanye Omari West, nuk është më. Përveç që është një version i shkurtuar i emrit të mëparshëm Kanye, emri i ri gjithashtu ka rëndësi fetare për reperin.
“Unë besoj se ‘Ye’ është fjala më e përdorur në Bibël, dhe në Bibël kjo do të thotë ‘Ju’. Pra, unë jam ti, unë jemi ne, jemi ne.”– do të shprehej ai në një intervistë të vitit 2018.