Vendosni fjalën kyçe....

Qindra punonjës së kompanisë ajrore amerikane protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm (Video)


Punonjës e ish-punonjës të Southwest Airlines janë mbledhur jashtë selisë së kompanisë në Dallas, Teksas për të festuar ‘lirinë mjekësore’ dhe i bënë thirrje kompanisë ajrore të heqë dorë nga detyrimii punonjësve për të bërë vaksinën.

Të hënën, qindra demonstrues mbanin shenja lart që shkruanin: ‘Fund detyrimit’, ‘Liria nuk imponon’ dhe ‘Jo vaksinë për punën’, ndërsa u mblodhën në selinë e Southwest Airlines në Dallas për të protestuar.

Të pranishmit brohorisnin ‘Trupi im, zgjedhja ime’ ndërsa ishin rreshtuar në autostradën jashtë godinës së linjës ajrore. Disa mbanin flamuj amerikanë ndërsa një tjetër valëviste një flamur të stolisur me një shqiponjë të mbivendosur mes yjeve e vijave të flamurit.

Në pamjet e shpërndara në Twitter, një pilot që mori pjesë në protestë tha se linja ajrore duhet të ndalojë ‘tiraninë mjekësore’ të saj.

Southwest Airlines vendosi një afat për punonjësit që të vaksinohen kundër Covid në javën e parë të tetorit nën një mandat federal si një kompani që mban kontrata me qeverinë amerikane. Linja ajrore anuloi mijëra fluturime javën e kaluar duke thënë se shkak për këtë kishte qenë moti i paqëndrueshëm.