Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu me inicialet E. C., banues në Spiten të Lezhës, dyshohet se sëbashku me disa persona të tjerë, të cilët janë arrestuar më parë, kanë transportuar lëndë narkotike me synimin për ta trafikuar jashtë vendit.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Forca Operacionale në DVP Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- C., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.