Vendosni fjalën kyçe....

“Doni apo nuk doni, kryetari juaj do të thirret” – Debatet në Komisionin për Hetimin e zgjedhjeve


Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Debatet janë zhvilluar për rendin e ditës, për të cilin maxhoranca ka kërkuar që të hidhet në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se halli i mazhorancës është se nuk duan që të thërritet për të dëshmuar kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama.

 “E di unë ku e keni hallin, sepse është përcaktuar që do thirret edhe kryeministri Rama. Do të thirret kryetari juaj, doni apo nuk doni ju dhe kjo nuk do ti nënshtrohet votimit sepse kështu e thotë ligji. Ju jeni këtu sepse ju ka caktuar partia.”– u shpreh Bardhi.

Por nënkryetari i këtij Komisioni, Toni Gogo e akuzoi opozitën se po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet e kërkuara nga mazhoranca.

Debati në Komisionin Hetimor

Gogu: Ne kërkojmë që rendi i ditës të hidhet në votim, e dyta. Jemi dakord që të vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores dhe në zbatim të rregullores propozojmë që diskutimi i rregullores të fillojë me miratimin në parim më pas në miratimin nen për nen. Pra një orë e më parë të miratojmë rregulloren

Bardhi: Nuk ka asnjë rregull asnjë ligj, përcaktimi i rendit të ditës është kompetencë e kryetarit. Nuk votojmë ne në Kuvend as në seancë rendin e ditës. Nuk votohet rend ii ditës, aq më tepër që kemi një rend ditë që ka mbetur nga seanca e kaluar. Nuk ka nevojë të vonohemi më shumë dhe të vijojmë me shqyrtimin e rregullores.

Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është e pavend. Kështu që të ecim përpara.

Bushka: Ne nuk po bëjmë një kërkese që të hedhim në votim se jemi kundër rendit të ditës. Duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi ne kërkuam që të hidhet në votim rendi i ditës. Kjo ishte për të vënë në udhën e ligjshmërisë punën e komisionit.

Alibeaj: Rendi i ditës së mbledhjes së sotme është vazhdim i ezaurimit të rendit të ditës së mëparshëm. Nga 7 pika kemi shqyrtuar 4, kemi edhe 3. Ajo e radhës është shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së brendshme të komisionit.  E udhës është që para diskutimit në parim të kemi një relatim.

Salianji: Ne duhet që dakordësosheshim dhe të vinim me një produkt në lidhje me ndryshimet për rregulloren. Ka pasur disa propozime që e cenojnë në thelb, jo vetëm veprimtarinë e këtij komisioni por edhe propozime që bin në ndesh me ligjin.

Gogu: Zot kryetar, në cilësinë e zv/ kryetarit në zbatim të ligjit i cili thotë se ne e drejtojmë se bashku, detyrohemi për shkak se vazhdoni që të uzurponi të drejtën e komisionit për të vendosur rendin e ditës dhe ecurinë e kësaj mbledhje. Në mënyrë të një anshme po shpërdorni kohë në mënyrë të tillë që ne kemi humbur kohë 30 minuta nga propozimi i bërë për të hedhur në votim rregulloren. Duam një orë e më parë ti hapim rrugë hetimit. Ju doni të mbani diskutime të gjata. Kemi propozuar të hidhet në votim rregullorja. Ju vazhdoni që të mos hidhni në votim propozimet tona, ju vazhdoni që të vendosni. Ligji e thotë se mbledhjen e thërrasim bashkë. Kryetar ju ftoj pa humbur kohë, të hidhni në votim miratimin në parim të rregullores. Qytetarët po…

Alibeaj: Ne pala jonë kemi të gjithë vullnetin dhe do ta bëjmë hetimin e zgjedhjeve. Jemi ne kërkuesit, por kjo nuk do të thotë se unë të mos respektoj rregulloren. Sa herë të kërkohet fjala nga deputeti unë do t’ja jap atë dhe nuk kam ndërmend t’ja kufizoj fjalën.

Bardhi: Të mos vazhdojmë me këtë idenë e rendit të ditës. Në seancën plenare miratohet me urdhër të Kuvendit. Sikundër në fund të çdo mbledhje pa pyetur askënd kryetari i kuvendit njofton seancën pasardhëse. Rendi i ditës u caktua nga kryetari, jeni njoftuar dhe kjo çështje është e zgjidhur.  Kërkesa e dytë ishte procedurë normale. Kemi caktuar dy relatorë, Nacon dhe Salianjin. Kjo është një procedurë normale dhe tani do hapim procedurën. Kryetari po zbaton rregulloren, diskutohet njëherë në parim pastaj votohet në parim. Këtë e bën zonja Bushka në Komisionin e Ligjeve duke shkelur ligjin. Kjo është procedura parlamentare. Vazhdojmë diskutimin në parim. Duhet tja thoni opinionit se me këto propozime doni të merrni peng komisionin. Doni të na  vendosni ju se kë do thërrasim dëshmitarë, ndërkohë që ky komision është ngritur me kërkesë të pakicës. Hetimi parlamentar është e drejtë kushtetuese e pakicës. Nëse ju doni që me forcën e kartonit të na diktoni vullnetin tuaj. E di unë ku e keni hallin, sepse është përcaktuar që do thirret edhe kryeministri Rama. Do të thirret kryetari juaj, doni apo nuk doni ju dhe kjo nuk do ti nënshtrohet votimit sepse kështu e thotë ligji. Ju jeni këtu sepse ju ka caktuar partia. As ne nuk ju diktojmë dot dhe as ju nuk na diktoni dot. Hiqeni idenë se çdo gjë bëhet me forcën e kartonit. Nuk shpikim ne. Prandaj ju lutem shumë ka një praktikë të qartë parlamentare. Nuk është komisioni i parë ky. Kemi rënë dakord, nuk kemi shpikur ligje. E kuptoj që ky komision trajton një temë të prekshme për ju, por eksperiencën e fituar ndër vite duhet ta respektojmë. Prandaj zoti kryetar për të mos vazhduar më të nisim me diskutimin në parim dhe më pas me votimin në parim.

Alibeaj: Kjo është tentativë e turpshme që të tentohet që ligji të përmbyset me rregullore, unë skam për ta bërë kurrë këtë me aq të drejta sa ligji për rregulloren ma jep këtë të drejtë. Unë s’dua ta shkel dhe s’do ta shkel ligjin.