Deficiti buxhetor amerikan arriti në 2.77 trilionë dollarë për vitin fiskal 2021, duke rënë vetëm pak nga shifrat rekord të vitit të kaluar, por ende në përputhje me shpenzimet masive gjatë pandemisë Covid-19.
Deficiti i vitit fiskal prej 2.77 trilionë dollarësh mund të jetë i dyti më i madh në rekord, por Departamenti i Thesarit pretendoi rënien nga viti në vit si një shenjë e rimëkëmbjes së ekonomisë.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Biden, ekonomia e SHBA-së po kthehet në rrugën e duhur dhe amerikanët po kthehen në punë”, thuhet në raportin e përbashkët nga Departamenti i Thesarit dhe Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.
Për vitin fiskal të vitit 2020, i cili fillon nga tetori deri më 30 shtator, SHBA postoi një deficit prej 3.13 trilionë dollarësh, afërsisht 360 miliardë dollarë më i lartë se 2021.
Pas recesionit financiar të vitit 2008 në SHBA, deficiti për vitin fiskal 2009 arriti në 1.4 trilion dollarë pasi qeveria federale shpenzoi shumë për të mbajtur bizneset në këmbë, ngjashëm me pandeminë.
Raporti gjithashtu tregoi se shpenzimet qeveritare janë rritur këtë vit, si dhe të ardhurat falë më shumë bizneseve që hapen.
Dy faturat e infrastrukturës që janë ende të bllokuara në Kongres me vlerë triliona dollarë, mund ta ndryshojnë atë parashikim, megjithëse Presidenti Joe Biden ka vazhduar të këmbëngulë se ata nuk do e shtojnë borxhin kombëtar nëse miratohen, duke pretenduar se taksat dhe të ardhurat e reja do t’i balancojnë gjërat.