Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Fier, ekzekutohet brenda makinës 57-vjeçari (Emri)


Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pas një atentati në Fier.

Viktima është identifikuar si Demir Backa, i cili ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tij nga një makinë në lëvizje, që është larguar më pas në drejtim të Vlorës.

Backa, që është pronar i një lokali në qendër të Fierit, është qëlluar teksa po parkonte makinën tip ‘Audi’ përpara ish-QTU-së.

Policia njofton se në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip ‘Mercedes-Benz’ që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Njoftimi

“Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

*Video Credit:” Shqiptarja