Vendosni fjalën kyçe....

Delet zëvendësojnë makinat në rrugët e Madridit, rituali shekullor rikthehet pas një viti pauze nga Covidi


Rrugët e Madridit kanë qenë të mbushura me dele dhe zhurma këmbanash këtë të dielë, pasi barinjtë po i drejtonin kopetë e tyre nëpër zemër të kryeqytetit spanjoll, duke ndjekur rrugët e lashta sezonale të bagëtive.

Vendasit u mblodhën në rrugë për të mirëpritur spektaklin, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ky event i cili filloi në vitin 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre nga Spanja veriore në kullotat më jugore, për kullotje dimërore.

Kjo rrugë do t’i kishte çuar ata nëpër fshatra të qetë disa shekuj më parë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.

“Është e mrekullueshme. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme.“- tha Graciela Gonzalez, 39 vjeçe, citon CNN.

Delet ecnin drejt zhurmës së këmbanave të tyre rreth qafës. Barinjtë e veshur me veshje tradicionale i shoqëruan tufat e tyre me muzikë popullore dhe vallëzime.

Fëmijët që më shumë janë mësuar të shohin bllokime trafiku në rrugët e kryeqytetit, shijuan mundësinë për t’u afruar me kafshët.

“Ne ndonjëherë mund t’i prekim ato.”- tha Carmen Iglesias, një vogëlushe tetëvjeçare, e cila po shikonte shfaqjen me babanë e saj dhe motrën e vogël Noa-n, gjashtë vjeç.