Kryeministri Edi Rama thotë se për pak javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës.
Këtë mëngjes, Rama ka publikuar një video të punimeve nga blloku i ri i banimit në Kavajë, ndërsa uron qytetarët për një javë të mbarë.
“Mirë mëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan Rama krahas videos.
Në këtë video thuhet se punimet janë drejt përfundimit ndërsa jepen pamje të tyre nga brenda dhe jashtë.