179 leje drejtimi janë pezulluar në kontrollet e Policisë Rrugore. Nga këto 52 janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara, 112 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkooolit ndërsa 15 për qarkullim në send të kundërt.
Po kështu janë vendosur 2789 gjoba për shkelje të natyrave të ndryshme.
Nga makina inteligjente janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, 678 drejtues mjetesh.
Një numër i konsiderueshëm drejtues të tjerë mjetesh janë evidentuar duke përdorur celularin apo pa vendosur rripin e sigurimit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.