Vendosni fjalën kyçe....

Karikaturisti australian shkarkohet nga puna pasi krahasoi vaksinën me ngjarjet në ‘Sheshit Tiananmen’


Një karikaturist i njohur australian ka thënë se e ka humbur vendin e tij të punës në një gazetë me qendër në Melburn pasi ka tërhequr paralele mes protestave të Sheshit Tiananmen në Kinë dhe detyrimit për vaksinën Covid-19 në një karikaturë të re.

Karikaturisti Michael Leunig, nganjëherë i referuar si ‘thesari i gjallë kombëtar i Australisë’, ka zbuluar se ai u detyrua të largohej nga pozicioni i tij në faqen editoriale të gazetës ‘The Age’ pasi botoi një karikaturë politike që kritikonte shtytjen e qeverisë për vaksinim të detyrueshëm.

Duke folur për ‘The Australian’ të hënën, Leunig tha se ndërsa ekipi redaktues ka censuruar rreth një duzinë të veprave të tij këtë vit, pika e fundit duket të jetë një karikaturë kundër vaksinës së deyrueshme. Karikatura e Leunig tregon ngjarjet në Sheshin Tiananmen në Kinë duke zëvendësuar tankun me një shiringë.

Ndërsa karikatura e tij u refuzua nga ‘The Age’, Leunig publikoi vizatimin në Instagram, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ithtarët e vaksinave të detyrueshme.

Menjëherë pasi shpërtheu polemika, Leuning, i cili punoi në gazetë për më shumë se 20 vjet, iu tha se shërbimet e tij si karikaturist politik nuk ishin më të nevojshme. Redaktori i The Age, Gay Alcorn, thuhet se i tha artistit se ai ishte ‘jashtë kontaktit’ me lexuesit para se ta njoftonte për shkarkimin e tij.

Leuning e akuzoi gazetën duke e mbrojtur karikaturën si një pasqyrim të saktë të kohës.