Qindra qytetarë të Kavajës kanë mbushur sallën ku po zhvillohet foltorja e radhës e ish-kryeministrit Berisha në turin e tij në mbarë vendin.
Me thirrjet ‘Basha ik’, ‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’ ata u çuan në këmbë për disa minuta duke pritur me ovacion Berishën.
Ai tha se ishte vonuar për të ardhur në takimin e sotëm duke akuzuar kryeministrin Rama se i kishte bllokuar rrugën për në Kavajë.
“Unë kam ardh me vonesë se Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar. Kjo foltore shënon fillimin e një rrugëtimi tonë të ri, udhëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit, rivendosjes së demokracisë. Ajo ka zgjuar shpresën.” – tha Berisha.