Qindra qytetarë e studentë u mblodhën mbrëmjen e sotme në Tiranë në protestën e tetë kundër vaksinimit të detyruar.
Ata e zhvilluan protestën në Akademinë e Arteve ndërsa fjalën e morën shumë personazhe publike e qytetarët që u shprehën kundër projektit të qeverisë për vaksinim të detyruar.
Kjo është protesta e tetë radhazi e aktivistëve, qytetarëve e studentëve ndërsa pritet që ato të zhvillohen në vijim pa u ndalur.