Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësja e Administratës u prish mbledhjen, Alibeaj thirrje Gardës: Nxirreni jashtë se nuk është deputete, do ju kallëzoj penalisht


Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë sinjalin e transmetimit live të mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kjo pasi anëtarët socialistë të këtij Komisioni dolën jashtë për disa minuta.

Përfaqësuesit e maxhorancës u rikthyen sërish në sallë, ku zëvendëskryetari i komisionit, Toni Gogu tha se në komision “po bëhet mbledhje partie”.

Pas shumë debatesh ata u larguan përsëri dhe më pas, një punonjëse e administratës u fut brenda në mbledhjen që po zhvillohej vetëm me palën demokrate, për t’u kërkuar atyre të largohen.

Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj paralajmëroi zonjën në fjalë si dhe të gjithë punonjësit e administratës, se do i çonte për ndjekje penale në rast se u binden udhrave për ndërprerjen e transmetimit. Alibeaj madje i kërkoi punonjësve të gardës që të nxirrnin zonjën jashtë sepse nuk është deputete. Punonjësja në fjalë ishte Drejtoresha e Shërbimit në Kuvend, Lefterie Luzi.

ÇFARË NDODHI NË SALLË?

Enkelejd Alibeaj: Ju lutem mos ndërprisni të drejtën e kolegut për të bërë kërkesën e vet

Gazment Bardhi: Ju lutem kolegë mos bëni zhurmuesin. Ulu se nuk jemi në ushtri këtu po ulu tani na dëgjo një sekondë.

Çohet në këmbë Blerina Gjylameti

Gazment Bardhi: O zotëri jemi në mbledhje komisioni

Blerina Gjylameti: Jo jo jemi në mbledhje partie

Toni Gogu, Gjylameti, Kollçaku dhe Bushka bëhen gati të ikin

Enkelejd Alibeaj: Zonja Gjylameti, zoti Gogu, nuk më mbyll dot gojën, po ju kërkoj me shumë etikë që të mos shkelni rregulloren dhe të lejoni kolegët të vazhdojnë.

Gazment Bardhi: Do kërkohen dokumente dhe informacione lidhur me përdorimin në fushatë të të dhënave sensitive nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit, nga ministria e Brendshme, ministria e Financave, drejtoria e gjendjes civile, Tatimet, komisioneri për të drejtën e informimit e nga subjeketet politike.

Anëtarët e maxhorancës largohen të gjithë

Enkelejd Alibeaj: Një ndërhyrje të vogël, po i them administratës. Mbledhja ka filluar, është çelur me kuorumin sipas rregullores. E deklaron kryetari, ju keni detyrat tuaja për të vazhduar transmetimin e kësaj mbledhjeje deri në fund kur kryetari i Komisionit të deklarojë fundin e saj.

Nëse do të merrni urdhra të paligjshme apo do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i Komisionit për të gjithë ju, deri në kallëzim penal. Ky është një paralajmërim që e bëj, mos u bëni pengesë as juve administrata për vazhdimin e kësaj mbledhjeje.

Ndërhyn një punonjëse e administratës, u kërkon të dalin nga salla.

Enkelejd Alibeaj: O zonjë, të lutem, kush je ti që vjen këtu e na thua.

Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, do të ketë një kallëzim penal për të gjithë nga i pari tek i fundit. Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin.

Kreshnik Çollaku: Mos prish mbledhjen, dil jashtë

Drejtoresha e Shërbimit në Kuvend, Lefterie Luzi: Jeni ju i pari që shkelni ligjin, për vite me radhë.

Enkelejd Alibeaj: Do të çoj për ndjekje penale ty dhe gjithë të jerët. Garda, zonja nuk është deputete, ju lutem nxirreni nga ambientet e sallës. Sepse nuk është deputete dhe ka marrë vërejtje nga Kryetari i Komisionit të dalë përjashta.

Garda ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë. Zoti punonjës I gardës së republikës, zbatoni urdhrat e kryeatrit të Komisionit./Hashtag.al