Vendosni fjalën kyçe....

Për pak ditë skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Ende s’ka vendim çfarë do bëhet me ne


Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sot në një tubim para uzinës, në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i marrëveshjes së tyre 1-vjeçare me qeverinë.

Marrëveshja skadon më nëntë nëntor dhe naftëtarët kërkojnë të shihet situata e tyre, pasi ndonëse kanë marrë edhe pagën e 12, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me uzinën.

Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se për ta zgjidhje mbetet vetëm rivënia në punë e rafinerisë.

Ai u bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasin për këtë çështje, e mos të kujtohen vetëm kur ka zgjedhje.

 “Ende nuk ka një përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar një vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohë të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punës është edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK në tetorin e vitit të kaluar, pranë krimit ekonomik dhe në prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit.

Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. 

Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. Kur vijnë për vota sulen te naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër.”- shprehet Dautaj.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pas 45 ditësh grevë urie, më 13 nëntor naftëtarët ranë dakord me kryeministrin Edi Rama që të merrnin një pagë prej 40 mijë lekësh për një vit si dhe pagimin e sigurimeve shoqërore për 12 muaj. Por pas përfundimit të këtij afati, ata mbeten sërish pa zgjidhje.