Nëntë qytetarë kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë në 2902.
Qytetarët që kanë humbur jetën janë shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.
Nga 3664 testime ditore janë gjetur 591 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spitale po mjekohen 160 qytetarë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.