Dhjetëra banorë të rrugës ‘5 Maji’ në Tiranë po zhvillojnë një protestë.
Tubimi i tyre vjen teksa qeveria ka planifikuar të prishë banesat e tyre.
Ata kanë akuzuar qeverinë se po i vjedh hapur dhe se kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre që i kanë ndërtuar me djersë.
Banorët kanë thënë se do i mbrojnë me trupat e tyre banesat, shkruan Syri.
“Shtëpia do shembet vetëm mbi trupin tim. E kam bërë shtëpinë me djersë, nuk kam vjedhur para. Nuk duam kontrata e bonuse qesharake, çfarë janë këta, unë dua shtëpinë time. Shteti po na vjedh hapur. Mua më thonë të firmos, ndërsa kjo firmë kërkohet nën presion. Ne kërkojmë dëmshpërblimin tonë.” – thanë ata.