Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla fillore në Florida i çon nxënësit në barin e homoseksualëve, zemërohen prindërit


Një anëtare e bordit të shkollës në Florida mori reagime të ashpra këtë javë pasi ajo mori një klasë të shkollës fillore në një ekskursion në një bar homoseksualësh.

Anëtarja e bordit të shkollës Broward, Sarah Leonardi postoi foto të udhëtimit shkollor në Facebook dhe Twitter të mërkurën, të cilat tregonin fëmijët e maskuar të ulur brenda barit me temë ylberi.

“Isha shumë e nderuar që isha e ftuar në këtë udhëtim. Unë e nxënësit patëm një shëtitje argëtuese dhe mësuam shumë për komunitetin tonë!” – shkroi Leonardi, përpara se të falënderonte lokalin ‘për pritjen e ekskursionit të veçantë çdo vit’ – një tregues se nuk ishte hera e parë që ndodhte një udhëtim i tillë.

Postimi i Leonardit zemëroi shumë njerëz në mediat sociale, të cilët vunë në dyshim pse fëmijët po çoheshin në një vend të rritur, të orientuar drejt alkoolit e për më tepër në një lokal me temë homoseksualësh.

Menuja në Rosie’s Bar and Grill, që e përshkruan veten si një vend për ata që janë ‘LBGTQ+’ dhe si ‘Bari më i mirë i homoseksualëve’ i Sun Sentinel në Floridën e Jugut për vitin 2015, përmban artikuj të tillë si ‘Ivana Hooker’, ‘Miley Highclub’, ‘Rhoda Cowboy’ dhe ‘Young Ranch Hand’, megjithatë fëmijëve iu ofrua një menu më miqësore për fëmijët gjatë udhëtimit të tyre.