Brittney Cooper, një profesore në Universitetin Rutgers, ka shkaktuar zemërim për komentet që ajo bëri në një veprimtari në lidhje me ‘teorinë kritike të racës’ (CRT) ku sugjeroi që njerëzit e bardhë duhet ‘të nxirren jashtë.
Gjatë një veprimtarie të titulluar ‘Zhbërthimi i sulmeve në teorinë kritike të racës’ të organizuar nga The Root, Cooper bëri disa komente, tëe cilat që atëherë janë përhapur në mediat sociale dhe kanë shkaktuar bujë. Ngjarja u mbajt më 21 shtator, por u vu re vetëm së fundmi nga kritikët e saj.
“Gjëja që dua t’ju them është se ne duhet t’i zhdukim këta bij kurvash. Por ne nuk mund ta themi këtë, apo jo?” tha Cooper, përpara se të shtonte shpejt: “Unë nuk besoj në një projekt dhune. Unë me të vërtetë nuk besoj.”
Ajo vazhdoi t’i referohej ‘bardhësisë’ si ‘një ndërprerje e papërshtatshme’ në historinë e njerëzve me ngjyrë.
“Bardhësia do të ketë një datë fundi, sepse pavarësisht nga ajo që njerëzit e bardhë mendojnë për veten e tyre, ata nuk i kundërshtojnë ligjet e përjetësisë.”
Cooper më vonë pretendoi se njerëzit e bardhë janë ‘të përkushtuar për të qenë vagabondë’ dhe tha se ata ‘meritojnë’ një nivel të ulët lindjeje.
“Norma e lindjeve të njerëzve të bardhë po bie sepse ata fjalë për fjalë nuk mund të përballojnë që fëmijët e tyre, brezat e rinj të jenë në klasën e mesme. Është super perverse por ata disi e meritojnë atë,” tha ajo.