Kryeministri britanik Boris Johnson ka pranuar “turbulencat” në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Francën, ndërsa mosmarrëveshja mes dy vendeve për të drejtat e peshkimit po përshkallëzohet.
Pasi dhjetëra anijeve franceze iu mohuan licencat e peshkimit pas Brexit për ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, Franca kërcënoi të bllokonte portet për anijet britanike.
Por Johnson i tha BBC-së se gjërat që bashkonin Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën ishin më të rëndësishme se ndarjet e tyre.
Presidenti francez nga ana tjetër tha se mosmarrëveshja ishte një provë e besueshmërisë globale të Mbretërisë së Bashkuar. Franca ka thënë se do të marrë “masa të synuara” kundër Britanisë së Madhe nëse mosmarrëveshja për licencat e peshkimit nuk zgjidhet deri të martën.
I pyetur se si Britania do t’i përgjigjet kërcënimeve, kryeministri Johnson i tha BBC-së: “Ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë gjërat që kanë rëndësi për të dy ne dhe do të sigurohemi që të punojmë së bashku për të trajtuar çështjet e mëdha me të cilat përballet Bota.”
Johnson tha se “ka disa turbulenca në marrëdhënie”, duke iu referuar një letre të kryeministrit francez Jean Castex i cili se BE-ja duhet të demonstrojë në këtë mosmarrëveshje se kishte “më shumë dëme në daljen nga BE-ja sesa po të mbetej atje”.
“Nëse njëri prej partnerëve tanë vendos të shkelë Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit që kemi arritur, kjo është një çështje që ne duhet ta ndjekim.”- tha Johnson.