Vendosni fjalën kyçe....

Agjencitë amerikane të ndara mbi origjinën e Covid-19: S’e gjejmë dot po s’na dha informacione shtesë Kina


Virusi që shkakton Covid-19 nuk u zhvillua as si një armë biologjike dhe as nuk u modifikua gjenetikisht, thuhet në një vlerësimi të komunitetit të inteligjencës që duket se vjen i ngarkuar me kërcënime të fshehura.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga shpjegimi i administratës Trump ‘fajësoni Kinën’ për shpërthimin e ri të koronavirusit, duke lëshuar një ‘vlerësim të përditësuar mbi origjinën e Covid-19’ që sugjeron se virusi ‘nuk ishte zhvilluar si një armë biologjike’, ‘ndoshta jo i krijuar gjenetikisht’ dhe ndoshta nuk njihej nga Kina para ‘shpërthimit fillestar’ të Covid-19.

SARS-CoV-2 ‘ndoshta doli dhe i infektoi njerëzit përmes një ekspozimi fillestar në shkallë të vogël që ndodhi jo më vonë se nëntori 2019 me grupin e parë të njohur të rasteve të Covid-19 që u shfaqën në Wuhan, Kinë në dhjetor 2019’, thuhet në dokumentin e botuar të premten.

Agjencitë e inteligjencës bien dakord se virusi nuk ishte ‘zhvilluar si një armë biologjike’ dhe se ‘zyrtarët e Kinës nuk kishin njohuri paraprake për virusin përpara se të shfaqej shpërthimi fillestar i Covid-19’. Pavarësisht nga këto pika, disa nga agjencitë e inteligjencës mbeten në mosmarrëveshje mbi origjinën e virusit dhe natyrën e infeksionit të pacientit zero.

Katër agjenci dhe Këshilli Kombëtar i Inteligjencës ‘vlerësojnë me besim të ulët’ se infeksioni i parë ishte shkaktuar nga ‘ekspozimi natyror ndaj një kafshe të infektuar me të’ ose një ‘virus i afërt paraardhës’ që do të ishte ‘më shumë se 99 për qind i ngjashëm me SARS-CoV-2’. Një agjenci tjetër pretendon se infeksioni i parë erdhi nga një ‘incident i lidhur me laboratorin, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin, trajtimin e kafshëve ose marrjen e mostrave nga Instituti i Virologjisë Wuhan’.

Tre agjenci të tjera nuk mund të vendosin pa më shumë informacion dhe i kanë bërë thirrje Kinës që të sigurojë informacion shtesë.

Pjesa e dokumentit që përshkruan se si ‘shumica e analistëve’ besojnë se virusi nuk është i modifikuar gjenetikisht, sugjeron gjithashtu se ata analistë mund të ndryshojnë potencialisht mendjen e tyre dhe se ‘do të jetë e vështirë të rrisim besimin tonë’ në shfaqjen natyrore të një virusi të tillë, përveç nëse ofrohen dëshmi të mëtejshme.

Dokumenti përmban gjithashtu një analizë të koronaviruseve ekzistuese dhe ngjashmërinë e tyre me SARS-CoV-2, me gjashtë më të ngjashëm me lakuriqët e natës dhe katër nga ato të gjetura në provincën Yunnan, Kinë. Është vërtetuar vazhdimisht se tregu i fajësuar fillimisht për shkaktimin e epidemisë nuk ishte pika e infektimit për pacientin zero dhe se tregu nuk shiste gjithsesi lakuriqë nate. Sidoqoftë, dokumenti duket se lë të kuptohet se laboratori kinez në Wuhan po krijonte koronaviruse kimerike.

Krijimi i viruseve kimerike nuk është në vetvete i paligjshëm, përveç nëse synon krijimin e një bioarme. Komuniteti i inteligjencës amerikane tha se ‘kalimi i përsëritur i një virusi të lidhur ngushtë përmes kafshëve ose kulturës qelizore, të cilin ne e konsiderojmë përshtatje laboratorike dhe jo inxhinieri gjenetike, mund të rezultojë në disa veçori të SARS-CoV-2, sipas disponueshmërisë publike’.

Megjithatë, zyrtarët kinezë ‘ndoshta nuk e kishin ditur paraprakisht se SARS-CoV-2 ekzistonte përpara se studiuesit e Institutit të Virologjisë Wuhan ta izolonin atë pas njohjes publike të virusit në popullatën e përgjithshme’, argumenton dokumenti, duke sugjeruar në mënyrë efektive Pekini ose po shkelte ligjet ndërkombëtare për armët biologjike ose se ishte shumë i paditur për të kuptuar se kishte një pandemi të furishme në duart e tij.

Hipoteza e parë, e ndarë nga katër agjenci të inteligjencës dhe Këshilli Kombëtar i Inteligjencës, sugjeron se një studiues kinez ishte ekspozuar ndaj një kafshe të infektuar me një virus 99% plus të ngjashëm me SARS-CoV-2, pavarësisht mungesës së ndonjë kafshe që mbante një virus të tillë në laborator ose ndonjë dëshmi të një specie të ndërmjetme të aftë për të infektuar bujtësin njerëzor.

Teoria përfshin gjithashtu mundësinë që infeksioni i pacientit zero mund të ketë qenë asimptomatik, një mundësi që tashmë është diskutuar në lidhje me infeksionin Covid-19 në një studim që vuri në dukje se nga 10 milionë pacientë të infektuar, shkalla e përhapjes asimptomatike ishte afërsisht zero.

Hipoteza e dytë, e cila tregon për një ‘incident të lidhur me laboratorin’, në atë që fillimisht besohej se ishte fillimi i shpërthimit në  Whan, duke kundërshtuar zbulimet e mëvonshme se lloje të ndryshme të virusit ishin gjetur në Evropë dhe Amerikën e Jugut më parë.

Në fund të dokumentit, agjencitgë amerikanë përfundojnë duke drejtuar gishtin nga Kina, duke deklaruar se komuniteti i inteligjencës nuk do të jetë ‘në gjendje të japë një shpjegim më përfundimtar për origjinën e Covid-19’ nëse Pekini nuk lejon qasje në vendet dhe laboratorët e dëshiruar.

Sipas SHBA-së, Pekini goditi ‘teorinë e konspiracionit’ që e vendos fajin në pragun e saj dhe në vend të kësaj sugjeroi që qeveria amerikane e krijoi ose teë përhapi qëllimisht virusin në mënyrë që të mbante vëmendje larg vetes. Mungesa e transparencës së Kinës, këmbëngul Uashingtoni, është arsyeja që bota nuk e di se si Covid-19 u shfaq në skenën virale botërore.