Kosova ka regjistuar një rast të vdekjes nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me Covid-19. Kjo pas më shumë se 2 mijë e 100 mostrave të testuara.
Ndërkohë janë shëruar edhe 20 pacientë ndërsa raste aktive janë 439.
“31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
Në total numri i rasteve aktive është 439.”- njofton Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Të dielën Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 64 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 12 janë shtetas të Shqipërisë të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.