Vendosni fjalën kyçe....

Shtrohet në spital sulmuesi i Barcelonës Aguero, do kontrollojë zemrën pas dhimbjeve në gjoks


Futbollisti argjentinas Sergio Aguero u dërgua në spital për analiza kardiologjike pasi u ankua për dhimbje në gjoks, tha Barcelona të dielën.

“Sergio Aguero raportoi dhimbje në gjoks dhe është shtruar në spital për një ekzaminim kardiak”, tha klubi spanjoll në Twitter.

Aguero, 33 vjeç, iu bashkua Barcelonës nga Manchester City në korrik dhe pati dhimbje gjoksi gjatë një ndeshjeje të La Ligës spanjolle të shtunën kundër Alaves, të cilën Barcelona e barazoi 1-1.

Gjithashtu, mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, pësoi një tendosje të muskujve të këmbës.