Policia holandeze ka kapur një sasi rekord prej 4.2 ton drogë mnë Portin e Roterdamit.
Kjo është sasia më e madhe e kapur për këtë vit nga zyrtarët e doganave të vendit të BE-së.
Sipas një deklarate të publikuar nga Prokuroria e Roterdamit kokaina u gjet në dy kontejnerë nga Paraguai, të cilat ishin ngarkuar në një anije në Uruguai para se të mbërrinin në vend.
Sasia e kapur, që vlen rreth 310 milionë euro ishte fshehur brenda qeseve me sojë. Deklarata tha se soja ishte e destinuar për një kompani në Portugali.
Droga u asgjësua, thuhet në deklaratë, duke shtuar se autoritetet holandeze po hetojnë më tej rastin.