Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Etiopi, qeveria akuzon militantët Tigray se ekzekutuan 100 të rinj


Qeveria e Etiopisë tha të hënën se forcat rebele Tigray kishin vrarë 100 të rinj në Kombolcha, një nga dy qytetet që grupi rebel tha se pushtoi gjatë fundjavës.

“Grupi terrorist TPLF ka ekzekutuar në mënyrë të përmbledhur më shumë se 100 të rinj banorë të Kombolchas në zonat ku është futur. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mbyllë sytë ndaj mizorive të tilla,” tha qeveria në Twitter.

Deklarata nuk përfshin hollësi dhe zëdhënësja e qeverisë Legesse Tulu nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të mëtejshme nga media.

Zëdhënësi i Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), Getacheë Reda nuk ka dhënë ende ndonjë koment lidhur me pretendimikn e qeverisë për masakrimin e të rinjve nga ana e grupit militant.