Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i OBSH-së pas takimit me Metën: Faleminderit për punën tuaj në luftën ndaj COVID-it


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka reaguar pas takimit që pati ditën e sotme me presidentin Ilir Meta.

Në një postim në “Twitter”, ai e falenderon presidentin shqiptar për punën e tij për të luftuar pandeminë e Covid-19.

“Faleminderit Presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për punën tuaj për të luftuar COVID-19 në shtëpi dhe mbështetjen e forcimit të sistemit global shëndetësor për të parandaluar krizat e ardhshme. Mbështetja e Shqipërisë për një pakt ndërkombëtar të propozuar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë tregon përpjekjen tuaj për një botë më të sigurt.”- shkruan Tedros.

Pak më herët, Meta ndau një foto nga takimi në fjaë dhe theksoi se e ka informuar Tedros Adhanom Ghebreyesus, mbi pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.
Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.”-
shkruante Meta.