Vendosni fjalën kyçe....

Rama për kafe me Vuçiçin në Skoci, presidenti serb: “Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin për ‘Open Balkan’?”


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Skoci në Samitin e liderëve botërorë për ndryshimin e klimës.

Gjatë qëndrimit të tij në Glasgow, Rama është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe sëbashku kanë konsumuar kafe.

Ky i fundit ka ndarë një foto nga ky moment në rrjetet sociale dhe shkruan: “Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup? Me @ediramaal në Glasgow”.

Me “ngjarjet në Shkup”, Vuçiçi i referohet dorëheqjes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së një dite më parë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale.