Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i Ramës: Brenda mandatit do zgjidhen hallet e qytetarëve me Kadastrën


Kryeministri Rama ka premtuar se brenda këtij mandati problemet e qytetarëve me Kadastrën do zgjidhen.

Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se kjo do bëhet falë revolucionit dixhital të inventarizimit të dosjeve dhe mbylljes së sporteleve.

“Revolucioni Digital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit Anti-korrupsion mbi Kadastrën. Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.’ – shkruan Rama.