Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, ndërsa ka humbur jetën një qytetar si pasojë e virusit vdekjeprurës.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar bilancin ditur, ku sqaron se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronaviusi, 16 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 445.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.
Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!