Anëtarët e opozitës u larguan sot nga mbledhja në Këshillin e Legjislacionit pas debateve të shumta me përfaqësuesit e maxhorancës.
Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi Vettingun një çështje thelbësore, por akuzoi maxhorancën se po hedhin në erë dialogun politik.
Pjesë nga diskutimi:
Alibeaj: Nuk ka pse të presim mbledhjen tjetër, bëjmë thirrje të mos demaskojmë pozicionet politike që tani. Të spostohet orari në 17:00 dhe të mos vazhdojmë të shtyjmë mbledhjet.
Gogu: Është e disata e herë që përmes dialogut të gjejmë gjuhë të përbashkët, por paragjykohemi. Ka një propozim konrekt, na jepni kohë të njihemi me kalendarin. Duam ta shikojmë dhe duam të vijmë edhe me propozime.
Rushaj: Kemi edhe Komisione të tjera, por ky është prioritar.
Bardhi: Po merremi me të njëjtën çështje, ne kemi të drejtën tonë të propozojmë kalendar dhe seanca dëgjimore dhe e kemi bërë. Ju lutem na jepni mundësinë ti miratojmë këto seanca dëgjimore. Ju nuk mund të na thoni që tek iniciativa jonë do vini kur të duam ne dhe te iniciativa juaj do të vini po kur të thoni. Ne kemi propozuar një kalendar dhe po zgjatemi kot.