Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni hetimor për 25 prillin, Toni Gogu: Kërkojmë informacion nga Lulzim Basha për strukturën e mbrojtjes së votës


Ka nisur mbledhja e dytë e Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku Partia Socialiste ka kërkuar informacion për strukturën e mbrojtjen e votës të ngritur nga Partia Demokratike.

Po ashtu, PS kërkon informacion edhe nga Policia e Shtetit, nëse ka qenë në dijeni për këtë strukturë apo se cilat ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë.

 “Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me çfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekturimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture.

Kërkesa e dytë për Policinë e Shtetit. A ka qenë në dijeni policia e shtetit për këtë strukturë, cila ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime.”– deklaroi përfaqësuesi i PS-së dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Toni Gogu.