Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd për samitin e radhës në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Në aeroportin “Nikola Tesla” është pritur nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.
Në këtë takim nuk do jetë i pranishëm Zoran Zaev kryeministër në largim i Maqedonisë së Veriut i cili dha dorëheqjen fill pas humbjes në zgjedhjet lokale.
Por Maqedonia e Veriut do përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov.