Presidenti i Serbisë, Vuçic, tha në konferencën për shtyp nga Beogradi pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Shqipërisë Rama e zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitrov, se nisma e Ballkanit të Hapur është në shërbim të qytetarëve të tre vendeve.
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit serb tha se biznesi, fermerët e tregtarët e tre vendeve janë pro nismës ndërsa bëjnë ‘presion’ që të nisë zbatimi i saj e të mos mbetet gjithçka në deklarata politike.
Ai tha se në vijim do nënshkruhen dokumente e marëveshje që do lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave e do rrisin mirëqenien e qytetarëve të vendeve të rajonit.
“Të gjithë njerëzit nga bizneset janë pro kësaj nisme. Në emër të Serbisë kjo është bnjë nismë shumë e madhe, shumë e mirë. Kjo nuk ngrit nga Rama, Vuçic, Zaev, po për njerëzit që jetojnë në çdo qytet e fshat të vendit. Do ketë qarkullim të lirë të mallrave e shërbimeve. Do miratojmë deklarata e dokumente të tjera. Duam të bëjmë që njerëzit tanë brenda një viti të lëvizin të lirë mes tre vendeve. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. Po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë, nuk do ju hyj gjërave politike. Kemi mbetur shumë pas vendeve europiane dhe duhet t’ua lehtësojmë jetën njerëzve tanë. Samitin e Tiranë besoj do e bëjmë pas Krishtlindjeve, më 25 a 26 dhjetor po këtë do e vendosë mikpritësit, z.Rama. Edhe pse kemi mundësi të mbajmë qytetarët tanë do kemi më shumë njerëz nga India, Pakistani, Filipinet, Bangladeshi.” – tha Vuçiç.