Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 570 të infektuar dhe 4 humbje jete nga Covidi në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.

Kështu bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 570 qytetarë të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Viktimat mësohet se janë një qytetar 62-vjeçar nga Kavaja, një grua 71-vjeçe nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Korça, si dhe një grua 77 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 paraqiten në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3469 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 570 qytetarë, në këto bashki:
260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 570
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3469

Testime totale 1,319,141
Raste pozitive 187,363
Raste të shëruara 176,639
Raste Aktive 7,780
Humbje jete 2,944
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4010
Fier 804
Durrës 511
Shkodër 484
Vlorë 417
Gjirokastër 350
Elbasan 349
Berat 267
Korçë 221
Lezhë 183
Kukës 112
Dibër 72