Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një send i dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën, dyshon për minë


Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në rrugën Martin Camaj në zonën përballë Maternitetit të Ri pasi një send i dyshimtë është raportuar në këtë zonë.

Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për sendin e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vend.

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s“-njofton policia.