Vendosni fjalën kyçe....

Prej 13 ditësh biznesmeni në Kamzë rezulton i zhdukur, policia shoqëron mikun e tij


Në Komisariatin Nr.5 në Kamzë është denoncuar zhdukja e një 43-vjeçari.

Shtetasi Rruzhdi Hoxha prej 13 ditësh nuk ka pasur kontakte me familjen. Ai rezulton të ketë në pronësi një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Zhdukja është denoncuar nga vëllai i 43-vjeçarit.

News 24 raporton se policia ka shoqëruar mikun e tij i cili ka pasur kontaktet e fundit me të. Ai është ndaluar pasi rezulton se ka hesape edhe me drejtësinë italiane.

Deri më tani është bërë e mundur gjetja e telefonit të 43-vjeçarit në zonën e Shkollës së Bashkuar.