Xavi Hernandez do të jetë trajner i Barcelonës.
Klubi i tij i deritashëm, Al Sadd e ka liruar trajnerin spanjoll, për të cilin ka konfirmuar se do t’i bashkohet gjigantit katalunas.
“Administrata e Al Sadd pajtohet me lëvizjen e Xavit në Barcelonë pas pagesës së klauzolës për shkëputjen e kontratës. Ne kemi arritur marrëveshje që të bashkëpunojmë me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë atij sukses”, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale drejtori ekzekutiv i klubit, Turki Al-Ali.
Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergi.
Shumë shpejt, legjenda katalunase pritet ta marrë në dorë ekipin e La Ligas, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.