Dy orë pasi qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Florenc Kovaçi në Elbasan dhe plagosi rëndë vëllain e tij, 19-vjeçarin Mikel Kovaçi, është arrestuar autori i dyshuar i krimit.
Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
BW raporton se i riu e ka pranuar krimin ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ka qëlluar.