Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm buzë rrugës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Dyshimet e para janë që viktima mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet i cili është larguar, megjithatë policia ka nisur hetimet për të zbardhur vdekjen e këtij personi i cili ende nuk është paidentifikuar.