Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar sot se janë djegur kabllot e tensionit të mesëm, Fideri F16 nst Kashar.
Në njoftimin për mediet, OSHEE sqaron se kjo ka ndodhur për shkak se disa qytetarë i kanë vënë flakën mbeturinave dhe për pasojë kanë marrë flakë edhe kabllot, duke lënë kështu pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së Re.
“Fideri F16 nst Kashar për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të disa njerëzve duke i vënë flakën mbeturinave kanë djegur kabllot e tensionit të mesëm 20 kv duke lënë pa energji 5 kabina në zonën e Unazës së Re.”- njofton OSHEE.