Opinionisti Alfred Cako ka bërë zbulimin e çuditshëm.
Ai pretendon se amerikanë e kanë rrëmbyer kreun e PD-së, Basha në muajin korrik të këtij viti dhe e kanë mbajtur në një bazë ushtarake nëntokësore në Kroaci për 9 ditë radhazi.
Cako e bëri deklaratën në emisionin ‘Glamour Zone’ të gazetares Ester Bylyku në Ora News.
Sipas Cakos, shumë shpejt pritet që në Shqipëri të shpallet një aministri e përgjithshme për shumë kategori krimesh deri në një vit të cakuar.
Arsyeja e kësaj lëvizjeje, shton Cako është për të bindur Berishën që të heqë dorë nga plani për marrjene PD-së, duke qenë se Basha kontrollohet nga amerikanët, vijoi ai.
“Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta një pjesë të axhendës.”