Vendosni fjalën kyçe....

RENEA shkon të nxjerrë trupin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u gjet i vdekur pas dy javësh i zhdukur


Për të nxjerrë trupin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha nga vendi ku është gjetur sot i vrarë me armë zjarri, kanë mbërritur forcat RENA.

Trupi i viktimës nuk është lëvizur ende për shkak të terrenit tejet të vështirë. një rrëpirë mbi 200 metra e thellë.

Pas nxjerrjes, trupi do dërgohet në morg ku di i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. I dyshuari kryesor për rrëmbimin e vrasjen e Ruzhdi Hoxhës është Ferdinand Rrushi, personi i fundit që është takuar me të ndjerin mbrëmjen e 20 tetorit.

Tre ditë pas zhdukjes, familjarët e viiktimës kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij. për shkak se trupi kishte nisur të dekompozohej, dyshohet se ai është vrarë që natën e rrëmbimit e më pas është hedhur në një humnerë në Malin me Gropa.