Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur pasditen e sotme në mbledhje kryesinë e Grupit Parlamentar.
Mbledhja do të zhvillohet prej orës 18:00 por nuk dihet se cilat do jenë pikat e diskutimeve.
PD-ja ndodhet në një moment përplasje mes kryetarit Basha dhe ish-kryetarit Sali Berisha i cili ka zhvilluar disa “Foltore” ku mbledh firma për të mbledhur Kuvendin e Partisë.
Gjithashtu Basha ka hapur edhe zgjedhje për Kryetarin e Forumit të të Rinjve dhe Kryetaren e Lidhjes të Gruas Demokrate.
Këto dy lëvizje janë kundërshtuar nga kryetarët në detyrë të të dyja forumeve.