Vendosni fjalën kyçe....

Kuvajti miraton projektdekretet për amnistinë e disidentëve politikë


Kabineti i Kuvajtit miratoi të dielën projektdekretet për një amnisti të planifikuar për disidentët politikë, tha qeveria, në një hap që ka gjasa t’i japë fund një bllokimi të parlamentit nga deputetët e opozitës.

Amnistia ka qenë një kusht kyç i opozitës për t’i dhënë fund ngecjes së saj me administratën që ka paralizuar legjislativin dhe penguar përpjekjet për të rritur financat e shtetit dhe për të miratuar masa, duke përfshirë një ligj borxhi që do të bëjë të mundur marrjen e bondeve.

“Kabineti miratoi projekt-dekretet e nevojshme në përgatitje për t’ia dorëzuar Lartësisë së Tij Emirit,” tha qeveria.

Emiri Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah ngarkoi kryetarin e parlamentit, kryeministrin dhe kreun e këshillit suprem gjyqësor të rekomandojnë kushtet dhe rregullat e amnistisë përpara të nxirret dekreti.

Të tre kishin paraqitur një “raport paraprak” javën e kaluar, duke përcaktuar standardet e amnistisë së planifikuar.