Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllen hetimet për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, prokuroria kërkon burg për dy vëllezërit


Janë mbyllur hetimet nga ana e Prokurorisë për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i mbuluar me zhavorr në Qafë Molllë të Dajtit.

Pas hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar arrest në burg për Ferdinand Rrushin, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 43-vjeçarit. Po ashtu prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e autorit të dyshuar kryesor, pasi pretendohet se ai e ka ndihmuar që të fshihte kufomën.

Pajtim Rrushi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje dhe dyshohet se ka fshehur makinën që u përdor në krim.