Vendosni fjalën kyçe....

I vodhën çantën një 23-vjeçareje, arrestohen dy adoleshentët në Lushnjë


Dy adoleshentë janë arrestuar sot në Lushnjë, pasi akuzohen për vjedhje. Mësohet se dy 15-vjeçarët me inicialet A. D. dhe K. G., akuzohen se i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës një vajze 23-vjeçe.

Dy të rinjtë u ndaluan në flagrancë me çantën në duar me paratrë dhe sendet e vjedhura.

Gjithashtu Policia e Lushnjës, po punon për zbardhjen e një tjetër grabitjeje në qytet, ku persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e xhamisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. D. dhe K. G., të dy të vitlindjes 2006, banues në Lushnjë, pasi i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases A. K., 23 vjeçe, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe sende personale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.