Kreu i PD-së, Basha, ka përsëritur sot se Vettingu në politikë është zgjidhja për të larguar politikanët e korruptuar nga sistemi.
Ai shkruan në Twitter se një shtet i kapur nga korrupsioni nuk u shërben qytetarëve.
Basha thekson se kriza e korrupsionit që ka goditur vendin po varfëron qytetarët e po largon rininë nga vendi.
“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!” – shkruan Basha.