Vendosni fjalën kyçe....

“Mos e vrisni mendjen çfarë thotë gjykata” – Shtëpia e Bardhë u thotë bizneseve të vaksinojnë punonjësit


Shtëpia e Bardhë po u thotë bizneseve amerikane të mos presin për të vaksinuar punonjësit, duke anashkaluar një vendim të një Gjykate Federale, që vendosi një bllokim të përkohshëm ndaj urdhrit të presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm.

“Njerëzit nuk duhet të presin. Ata duhet të vazhdojnë të ecin përpara dhe të sigurohen që do të vaksinohen në vendin e tyre të punës.” – u tha gazetarëve në një konferencë të hënën zv.Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet për çështjen në pritje të shqyrtimit të çështjes në gjykatë.

Vërejtja fillimisht fluturoi ‘nën radar’, derisa u theksua nga CNBC të hënën në mbrëmje. Brenda pak minutash, kritikët e administratës vunë në dukje se shpërfillja e urdhrave të gjykatës mund të jetë arsye për të fajësuar presidentin.

Urdhri i vaksinës ‘de facto’ i Biden mori formën e një rregulli urgjent nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA), duke kërkuar që kompanitë me 100 ose më shumë punonjës të sigurohen që punonjësit ose të vaksinohen ose të testohen çdo javë me shpenzimet e kompanisë.

I shpallur fillimisht në shtator, ai nuk hyri në fuqi deri javën e kaluar por u pezullua menjëherë nga Gjykata Federale e Apelit, në pritje të disa sfidave ligjore.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani