Vendosni fjalën kyçe....

Shtimi i rasteve të fotove provokuese pranë objekteve të kultit, Kisha Ortodokse Ruse kërkon procedim penal për shkelësit


Një seri ngjarjesh polemizuese kanë përfshirë Rusinë javët e fundit. Modele të shumta kanë bërë foto ose video provokuese duke pasur në sfond katedrale ortodokse të njohura në Moskë e Shën Petersburg e së fundmi një xhami.

Para pak javësh, një çift u dënua me burg pasi hodhi në rrjetet sociale një foto duke simukuar seksin oral duke pasur në kurriz katedralen e Moskës.

Pak ditë më pas një tjetër modele e njohur ruse, u fotografua në Sheshin e Kuq në kryeqytetin rus duke nxcerrë gjoksin përjashtë teksa në sfond të fotos kishte vënë katedralen e famshme të Shën Basilit.

Raste vijuan teksa në modele u shfaq nudo nga mesi e poshtë, tashmë përpara katedrales që ndodhet në Shën Petersburg.

Ngjarja më fundit ka ndodhur me një modele që ka trreguar të pasmet e saj duke pasur pas vetes, shumë pranë xhaminë që ndodhet në qytetin rus të Kazanit.

Ngjarjet e fundit kanë sjellë ndëshkimin kryesisht me gjoba të modeleve që janë shfaqur e në ndonjë rast të rrallë edhe disa ditë burg.

Megjithatë të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale të personave të ndjeshëm nga objekteve të kultit që e kanë quajtur fyerje të rëndë të asaj që po ndodh duke kërkuar masa më të ashpra.

Ndërkohë Kisha Ortodokse Rusë ka kërkuar procedim penal për personat që kryejnë veprime të tilla

Duke folur për RIA Novosti të hënën, Vakhtang Kipshidze, një zyrtar i lartë i Kishës dhe zëdhënës i Patriarkanës së Moskës, tha se gjyqtarët duhet të konsiderojnë nëse të pandehurit shprehin keqardhje për veprimet e tyre. Sipas ligjit, ofendimi i qëllimshëm i komuniteteve fetare mund të ketë dënime të rënda, duke përfshirë deri në një vit burg.

“Kisha nuk është e interesuar që personi të ndëshkohet,” tha ai.

“Nëse një person pendohet për atë që ka ndodhur dhe dëshiron të korrigjohet, ne gjithmonë e shohim këtë si bazën që ai të përjashtohet nga ndjekja penale.”