Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen katër punonjës të Tatimeve në Durrës, bastisen banesat e shtatë zyrtarëve të Kadastrës


Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve të Durrësit janë arrestuar nga policia ditën e sotme. Arrestimet janë kryer me urdhër të prokurorisë.

Ndërkohë me vendim të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i beftë në banesat e shtatë zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit.

Në polici është shoqëruar edhe ish-kryeregjistruesi i Kadastrës së Durrësit, Bedri Luku, por më pas është lënë i lirë.